“S’mund të jesh ministër dhe deputet”, çfarë deklaroi Abdixhiku para seancës
Para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thekson se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrimi sa i përket votimit për raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve, raporton Kosova Press.
Abdixhiku theksoi se nuk do ta votojnë as sot “Raportin derisa qeveria Kurti të jep dorëheqje”.
“Natyrisht që jo, nuk mund të votojmë një shkelje të rëndë kushtetuese në ceremoninë e betimit të deputetëve, është e palogjikshme, jo demokratike, jo kushtetuese. Qëndrimet e LDK-së jo vetëm që janë të menduara mirë por janë edhe në frymë të mbrojtjes së demokracisë dhe Kushtetutës së Kosovës, prandaj, nuk mund të shkelim Kushtetutën…Unë i ftoj të mos bllokojnë, të bëjnë betimin institucional siç ka qenë e paraparë në ligjin për qeverinë në vitin2022, siç ka bërë LDK-ja në dy rastet paraprake.
Në vitin 2017 qeveria e udhëhequr prej LDK-së ka ardhur ka dhënë dorëheqjen, ka bërë betimin…Nuk duhet patjetër të kesh ligj, që të kesh logjikë. Logjika është shumë e thjeshtë, s’mund të jesh edhe ministër edhe deputet…Ne nuk po themi që qeveria të mbetet pa zot, ne po themi që keta individë që i kanë këto funksione, s’mund t’i ushtrojnë ato. Fundja edhe mund të qëndrojnë në qeveri e mos të vijnë në seancën e Kuvendit”, tha Abdixhiku.
Ditën e martë, kryesuesi i seancës ka ndërprerë seancën për shkak të mos votimit të raportit për konfirmimin e mandatave. Ishin 52 deputetë për, 46 kundër dhe 11 deputetë që abstenuan.
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge