Sociologu ngre alarmin: Me adoleshentët po merremi shumë pak
Sociologu Gëzim Tushi tha në një intervistë për Euronews Albania se adoleshentëve po u kushtohet shumë pak vëmendje.
Sipas tij është alarmuese situata, referuar këtu edhe masakrës në Serbi ku një 14-vjeçar vrau 9 persona në një shkollë fillore.
“1 në 5 adoleshentë bullizohet, qoftë dhe minorenë se ka filluar të ulet dhe mosha e bullizimit. Fenomeni i bullizimit, domethënë ngacmimi për shkak të pamjes fizike ose defekteve të lindura, apo të prapambetjes së zhvillimit mendor apo fizik, apo të arsyeve të tjera janë shumë të rrezikshme dhe ju garantoj që rasti i Beogradit, por dhe raste të tjera kanë dy zgjidhje, nëse ne nuk i trajtojmë si duhet, ose ata bëjnë vetëvrasje, ose në mënyrë të tmerrshme mund të bëjnë masakra të tilla,” – u shpreh Tushi.
Sociologu theksoi se të parët që duhet t’i vënë re anomalitë që vijnë si pasojë e bullizmit janë prindërit, të cilët është me rëndësi t’i kushtojnë vëmendje ndryshimeve të sjelljes te fëmijët dhe adoleshentët.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut