Sociologu Tushi: Pensionistët s’kanë nevojë për bonus, por për zgjidhje!
Sociologu i njohur Gëzim Tushi, ka folur për Euronews Albania këtë të diel lidhur me bonusin e pensionistëve, nëse mjafton apo jo në këndvështrimin e tij dhe si duket në fakt nieli i varfërisë në Shqipëri.
“Termi global i pensionistëve, nuk është i mjaftueshëm për të vlerësuar statusin e tyre financiar. Fjala është për atë grup pensionistësh që janë nën nivelin e varfërisë dhe që nuk janë pak. Ata që kanë pensionin nën 200 mijë lekë të vjetra konsiderohet si niveli bazik. Pjesa tjetër që e kanë mbi 200 mijë mund të themi se janë pensionistë që jetojnë në strukturën e përgjithshme të shoqërisë shqipare”, tha sociologu.
Sipas tij, bonusin e fundit të vitit, ai e quan një aspirinë sociale që nuk ul shqetësimet e pensionistëve.
“Bonusi këtë vit është përgjithësisht një aspirinë sociale që nuk ul temperaturën e problemeve financiare, ekonomike dhe shëndetësore që kanë të moshuarit, që sa vijnë e bëhen më të gjera. Kjo bën që pensioni i tyre të jetë i pamjaftueshëm.
Pensionistët kanë nevojë për zgjidhje të tjera, të rishikohet e tërë struktura e pensioneve. Mendoj që raporti i pensionistëve me festën, nuk është vetëm çështja e festës. Kjo është vetëm një natë por duhet parë konotacioni i festës, sa të gëzuar janë të moshuarit që ulen në tavolinën e Vitit të Ri? Paratë janë të rëndësishme por nuk janë gjëja e vetme. Të moshuarit sot nuk kanë problem sasinë e konsumit”, tha Gëzim Tushi.
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit