Sofja dyshon që Moska ka gisht në kërcënimet me bomba nëpër shkollat bullgare

28 Mars 2023 | 20:47

Autoritetet bullgare thanë se po dyshojnë që Rusia mund të jetë prapa kërcënimeve me bomba që po bëhen nëpër qytetet bullgare, që sipas tyre kanë synim pengimin e zgjedhjeve, të cilat do të mbahen këtë të diel.

Dhjetëra shkolla u mbyllën më 28 mars në tri qytete – Sofje, Varna dhe Burgas – pas kërcënimeve me bomba.

Kjo është dita e dytë që shkollat marrin kërcënime të tilla përmes adresave elektronike dhe telefonatave. Shkollat ndërprenë mësimin dhe evakuuan nxënësit.

Ministria e Brendshme e Bullgarisë tha se dyshon se Rusia mund të qëndrojë pas një mashtrimi që synon të prishë procesin e votimit, meqë shumica e qendrave të votimit janë të vendosura nëpër shkolla.

Ministri i Brendshëm në detyrë i Bullgarisë, Ivan Demerxhiev, tha se kërcënime të ngjashme janë dërguar më parë edhe në shkolla tjera evropiane.

Bullgaria, aktualisht, e ka Parlamentin e shpërbërë dhe më 2 prill do t’i zhvillojë zgjedhjet parlamentare, të cilat janë zgjedhjet e pesta të parakohshme në dy vjet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026