Soko-Bardhit: ‘Dashuria’ juaj me mazhorancën nisi me Amnistinë Penale

2 Shtator 2024 | 22:23

Bashkëthemeluesi i nismës “Thurrje”, Pano Soko ka sjellë në vëmendje situatën e perceptuar për marrdhëniet midis opozitës dhe mazhorancën, duke rikutjuar dakordësinë mes dy grupimeve për Amnistinë Penale.

Në fjalën e tij në Now me Erla Mëhilli, Soko ju drejtua kreut te Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhit duke i krahasuar “kompromision” mes dy kaheve politike të vendit lidhur me Amnistinë Penale, me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Sipas tij, Amnistia Penale tregoi se opozita arriti në një marrëveshje të përbashkët me mazhorancën, duke i krijuar mundësinë një grupi njerëzish të akuzuar për korrupsion “të përfitonin” padrejtsisht.

“Me statistika doli se 100 veta ishin dënuar për korrupsion. Këtu nisi dashuria mazhorancë-opozitë. Ju premtuat që do luftonit korrupsionin. Porblemi më pas u transferua edhe tek Kodi Zgjedhor. Ju ulët bashkë që për nga 8 komisione, ju zgjodhët vetëm dy e latë jashtë çështje si Beçetti. Opozita në vetvet, kur ulet e bën kompromise me mazhorancën, tregon që është e kapur, si në rastin e 2008-ës,” -tha Soko.

Nga ana tjetër, Bardhi e ka  hedhur poshtë këtë pretendim nga Soko dhe e ka cilësuar këtë amnisti, si një nismë ligjore e cila në vetvete jep shumë pak hapësirë përfitimi për listën e zyrtarëve të korruptuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026