“Rashë pre e propagandës”, Bardhi: Zero komplekse nga opozita në lidhje me Kurum

2 Shtator 2024 | 22:14

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në emisionin Now në Euronews Albania se ekspozimi i sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme dhe papërgjegjshmëria e institucioneve që nuk dinë çfarë hyn e del nga porti më i madh i vendit ngre alarmin për cenim të sigurisë kombëtare.

Kjo është arsyeja sipas tij pse opozita ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama, pasi kjo veprimtari përfshin një sërë institucionesh të shtetit.

Ai sqaroi akuzat se opozita po merr në mbrojtje Kurum, duke theksuar se opozita nuk asnjë kompleks në lidhje me këtë kompani dhe cilëndo tjetër që rrezikon shëndetin publik.

“Ka dyshime për t’ia faturuar dikujt tjetër pasi nuk kishte asnjë reagim publik pas deklaratës së Kurum. Dhe Berisha tha ekzaktësisht këtë; po duan t’ia lënë Kurum. Zero, asnjë mundësi nuk ka opozita të mbrojë Kurumin dhe asnjë tjetër që rrezikon jetën e shqiptarëve dhe pasi dështoi kjo propagandë në mediat e tyre, dolën me një “zbulohet dokumenti”. Kishin marrë një ekstrakt të një kompanie që deri në 2014 kishte qenë në pronësi të Kurum, është me dokumente. E mora të mirëqenë propagandën e pushtetit dhe unë e besova që një bashkëpunëtori im në fushatë është administrator i Kurum, deri të nesërmen. Bëra deklaratën dhe çfarë më rezultoi, që metalurgjiku menaxhohet nga Kurum që ka 2 administratorë, dhe asnjë prej tyre nuk është bashkëpunëtori im. Dhe deri në 2014 kishte qenë në pronësi të Kurum, me pas e kishte shitur dhe aktualisht nuk ishte në pronësi të Kurum”, tha Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C

Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëroi se ditët e freskëta të javës së kaluar kanë marrë fund dhe se Shqipëria do të përfshihet sërish nga...
09:36 | 28/07/2026

Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur të hënën pranë Pallatit Presidencial në...
08:43 | 28/07/2026

Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)

Një roje plazhi 16-vjeçar është kthyer në heroi pasi shpëtoi një djalë rreth 10 vjeç, i cili u rrëmbye nga dallgët në plazhin Seabright, në...
08:36 | 28/07/2026