Sondazhi: Europianët të painteresuar për një ushtri të unifikuar
Votuesit evropianë janë kapur në befasi dhe janë në dilemë sa i takon armëve. Lufta ndodhet në dyert e Evropës dhe vendeve të kontinentit të vjetër do t’u kërkohet të investojnë më shumë për një kapacitet mbrojtës të integruar.
Sërish, qytetarët e BE-së duket se kanë një qasje të vakët sa i takon ngritjes së një strukture ushtarake evropiane. Sipas sondazhit të kompanisë “IPSOS” për llogari të Euroneës, mbrojtja e BE-së ndodhet në vendin e shtatë të prioriteteve të votuesve evropianë në prag të zgjedhjeve të qershorit, shumë më poshtë se shqetësimet sociale dhe ekonomike. Ndërsa ngritja e rolit gjeopolitik të BE-së ndodhet në vendin e tetë.
Industria e mbrojtjes ka ardhur në rritje që nga nisja e luftës në Ukrainë. Sidoqoftë, vetëm 47% e elektoratit i kërkon legjislaturës së ardhshme të BE-së të organizojë një sistem mbrojtjeje të përbashkët. Për 36% ajo nuk është një prioritet, ndërsa 17% janë kundër saj. portugezët janë në krye të listës me 59%, të ndjekur nga Gjermania, Polonia dhe Spanja që janë vendet e vetme të mëdha me mbi 50% të konsensusit.
Një politikë e përbashkët mbrojtjeje do të përfshinte financimin e ndërtimit të një industrie ushtarake të integruar. Në BE ekzistojnë 27 doktrina ushtarake dhe perceptime të ndryshme të rrezikut. Edhe interesat kombëtare jo gjithmonë përputhen me ato të sigurisë. Në të njëjtën kohë, financat e familjeve evropiane aktualisht janë të dobëta. Përballë kësaj situate, projekti për një ushtri të përbashkët duket i zbehtë, i largët dhe shumë i kushtueshëm për votuesit.
Elektorati i koalicionit të madh, ku bëjnë pjesë PPE, liberal-demokratët dhe social-demokratët, është mbështetësi kryesor i idesë për një ushtri evropiane; sidomos grupi që i përket PPE-së është më shumë se të tjerët.
Edhe konservatorët, ndonëse në mënyrë të moderuar, janë pro sigurisë së integruar, të ndjekur nga të gjelbrit. Ndërsa e majta dhe e djathta ekstreme janë kryesisht kundër.
LEXONI GJITHASHTU:
Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit
- 17:22 Trump heq dorë nga taksa 20% për transportin detar: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç Iranit
- 17:19 Pse sulmi i Arabisë Saudite në një aeroport në Jemen tregon se lufta SHBA-Iran po përshkallëzohet?
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit