Sondazhi për pëlqyeshmërinë e liderëve në Kosovë, Kurti pëson rënie

29 Shkurt 2024 | 15:10

Presidentja, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, vazhdojnë të jenë liderët më të vlerësuar nga qytetarët e Kosovës për punën e tyre, megjithatë, të tre, që nga koha kur kanë marrë postet e tyre kanë pësuar rënie të konsiderushme.

Sipas gejtjeve të Pulsit Publik, matje kjo që bëhet çdo 6 muaj nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), tre liderët kryesorë të vendit kanë pësuar rënie sa i përket pëlqyeshmërisë së qytetarëve me punën e tyre krahasuar me vitet e kaluara.

SONDAZHI I PROGRAMIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR ZHVILLIM

PËLQYESHMËRIA E PUBLIKUT NDAJ LIDERËVE TË KOSOVËS

VITI 2021 – VJOSA OSMANI – 63.7%

VITI 2024 – VJOSA OSMANI – 56.2%

VITI 2021 – ALBIN KURTI – 59.5%

VITI 2024 – ALBIN KURTI – 48.9%

VITI 2021 – GLAUK KONJUFCA – 59.2%

VITI 2024 – GLAUK KONJUFCA – 52.2%

Në maj të 2021, kur presidentja Osmani sapo ishte zgjedhur në krye të vendit, 63.7 përqind e të anketuarve ishin shprehur të kënaqur me punën e saj. Ndërsa, tani vetëm 56.2 përqind e tyre janë deklaruar të kënaqur.

Kryeparlamentari Konjufca e nisi punen e tij në krye të kuvendit me 59.2 përqind të pëlqyeshmërise nga qytetarët, ndërsa tani ka rënë në 52.2.

Duket se rënien më të madhe e ka pësuar kryeministri Kurti. Në maj të 2021, 59.5 përqind e qytetarëve të anketuar ishin të kënaqur me punën e tij, ndërsa 3 vjet më pas ai ka marrë vetëm 48.9 përqind.

Nga ana tjetër të dhënat e anketës tregojnë se 59.3% e shqiptarëve, 32.4% e serbëve dhe 62.5% e komuniteteve të tjera, besojnë se arritja e marrëveshjes Kosovë – Serbi do të ndikojë pozitivisht në jetën e qytetarëve të Kosovës.

Tre çështjet kryesore më të raportuara nga qytetaret gjatë kësaj ankete ishin varfëria, papunësia dhe rritja e çmimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026