English

Sondazhi/ Pse politikat e BE për reduktimin e duhanit nuk janë mjaftueshëm eficente

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rezultatet e një sondazhi të realizuar nga kompania Povaddo zbuloi se pjesa më e madhe evropianëve e cilësojnë si të zakonshme kalimin nga cigaret tradicionale tek produktet alternative. Në një kohë kur qeveritë e të gjitha vendeve evropiane kanë vëmendjen te lufta ndaj duhanit, ky pyetësor prezanton qasjen e përdoruesve nga vendet e BE-së.

- Advertisement -

Po çfarë mendojnë duhanpirësit?

Rreth 65% e duhanpirësve nga vendet e Bashkimit Evropian janë të mendimit se ata që marrin vendime për vendet e unionit, nuk i kan konsideruar si zgjidhje të mundshme produktet alternative, megjithëse këto të fundit e kanë provuar efektivitetin e tyre.

Madje, afro 66% e të rriturve në të gjithë Evropën shprehen se organizata ndërkombëtare me ndikim në mbarë globin si BE-ja apo OBSH-ja, do duhet të inkurajojnë duhanpirësit të zgjedhin produkte si cigaret me ngrohje, ato elektronike, etj. Redaktori i gazetës “EU Report”, Nick Powell, teksa ka interpretuar anketimet e bëra posaçërisht për këtë çështje nga Povaddo, nënvizon se produktet alternative edhe pse hasen me skepticizëm, janë në fakt shumë efektive, e këtë e pohojnë vetë përdoruesit nga e gjithë Evropa.

Sidoqoftë, përpos pasqyrimit të shifrave, nga sondazhi merren edhe disa sugjerime nga vetë duhanpirësit. Rezultatet e anketimit shfaqën pranimin e evropianëve për produktet alternative, e kjo do duhet parë nga unioni me kujdes, sesi mund të ndikojë tregun taksimi i këtyre produkteve. Ky sugjerim, lidhet me një tjetër të dhënë të marrë nga përgjigjet e të intervistuarve. Edhe pse produktet alternative shihen si metoda potenciale për duhanpirësit që duan ta lënë duhanin, kostot e tyre janë ende të larta. Kjo penalizon një kontigjent që synon t’i japë fund vesit të tyre të duhanpirjes.

Sondazhi i kryer për Philip Morris International (PMI) nga kompania Povaddo, e cila fokusohet në kërkimin dhe analizimin e opinionit publik tregon sesi evropianët, të cilët janë dhe audienca e synuar e këtij kërkimi, janë të mirinformuar sa u takon përfitimeve që merren nga produktet alternative. Më shumë se 14 mijë të rritur nga 13 shtete anëtare të BE-së argumentojnë se qeveritë do duhet të jenë më praktike dhe pranuese ndaj produkteve alternative.

Disa prej opinioneve të të anketuarve përmblidhen si mëposhtë:

“Duhanpirësve të rritur duhet t’u jepet informacion i saktë dhe i vërtetuar shkencërisht se produktet alternative janë më pak të rrezikshme krahasuar me cigaret tradicionale”

“Qeveritë mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit publik duke miratuar politika që inkurajojnë duhanpirësit e rritur që nuk e lënë plotësisht duhanin të kalojnë në alternativa inovatore pa tym. Këto të fundit e kanë potencialin të jenë më pak të dëmshëm se konsumi i vazhdueshëm i duhanit (67%)”

“BE-ja duhet të përqëndrohet te lufta me duhanin duke i kushtuar më tepër kohë dhe investime. Për rrjedhojë, synimi i saj do ishte inkurajimi i të gjithë duhanpirësve që në rast se nuk e lënë tërësisht ta zëvëndësojnë me një alternative më pak të rrezikshme, fakt ky i vërtetuar shkencërisht”

Presidenti i Povaddo-s, William Stewart argumenton se rezultatet e sondazheve nënkuptojnë se ka një hendek mes politikbërësve dhe vullnetit të qytetarëve të informuar. Për më tepër ajo çka vërteton kjo anketë, është fakti se te duhanpirësit po vërehet një iniciativë e ndërmarrë nga vetë ata, tashmë e “inspiruar” nga produktet alternative. Pra, këto opisione më pak të dëmshme, të cilat kanë fituar besimin e qytetarëve evropianë, i kanë nxitur të jenë më pranues dhe të prirur për t’ju qasur ndryshe fenomenit, diçka që dikur nuk perceptohej.

“Këto rezultate të sondazhit tregojnë se ka një hendek mes asaj që shohin politikëbërësit dhe qytetarët kur bëhet fjalë për politika në kuadër të luftës me duhanin. Qasja e politikës së BE-së duket më e fokusuar në objektivin e paarritshëm, çrrënjosjen e plotë të përdorimit të nikotinës.”- thotë Presidenti i Povaddo, William Stewart.

Pra për Stewart, kjo pikëpamje nuk është e gabuar por utopike. Ai shton se opinioni publik është i hapur për zgjidhje alternative si cigaret elektronike, qeskat e nikotinës orale ose produktet me ngrohje. Më tej, William Stewart argumenton se pse kjo qasje nga ana e politikbërësve është e prapambetur.

“Qasja e politikës së BE-së, anon më tepër drejt qëllimit jo realist për eliminimin e plotë të përdorimit të duhanit ndërkohe që shumica e opinionit publik priret të ketë një qasje më pragmatike, që u jep zgjidhje alternative.”- vijoi ai.

Nga ana tjetër, hulumtimi na zbulon se 74% e të anketuarve pajtohen se ndalimi i produkteve alternative nuk do të rezultojë në një reduktim konsumi. Madje, nënvizon Stewart, në vend të kësaj do nxitej blerja e këtyre produkteve nga përdoruesit në tregun e zi. Tregtia illegale e duhanit dhe produkteve të tjera alternative ka pasoja të dëmshme për sigurinë si dhe shëndetin publik në vendin e tyre.

“Tregtia ilegale e duhanit dhe produkteve të nikotinës konsiderohet si një problem i përhapur. Evropianët janë të vetëdijshëm për pasojat negative që shkaktohen prej saj. Opinioni publik tashmë është i qartë me kërkesën e tyre, pra duhet të merret parasysh tregtia e paligjshme kur të vendoset edhe tarifa e taksimit për këto produkte.”- përfundoi ai.

Povaddo është një kompani e fokusuar në procesin e kërkimit dhe analizimit të opinioneve të audiencave duke ndihmuar sipërmarrjet dhe organizatat për të adresuar çështje komplekse që lidhen me komunikimin dhe biznesin. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×