Sorensen: Dialogu, platforma për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sorensen është shprehur se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është një proces i vazhdueshëm që zhvillohet çdo ditë për të përmirësuar jetën e njerëzve.
Në një intervistë me “Agenzia Nova”, Sorensen u shpreh se pas marrjes së detyrës ka zhvilluar më shumë se 60 takime zyrtare në rajon. Ai theksoi se ka organizuar dy raunde të takimeve të kryenegociatorëve në Bruksel. Sipas tij gjatë këtyre takimesh u diskutua lidhur me bashkëpunimin ekonomik si dhe kërkimin e identifikimin e personave të zhdukur gjatë Luftës së Kosovës.
“Dialogu i lehtësuar nga BE mbetet platforma për normalizimin e marrëdhënieve. Si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, rruga e tyre drejt integrimit në BE varet prej tij”, tha Sorensen.
Ai theksoi se përmes dialogut, Beogradi dhe Prishtina janë angazhuar në diskutime të drejtpërdrejta dhe kanë arritur mbi 90 marrëveshje që përfshijnë dispozita mbi çështje praktike të përditshme. Sipas tij zgjerimi mbetet një përparësi kyçe për Bashkimin Evropian.
“Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një hap i rëndësishëm në afrimin e rajonit me BE-në dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Plani tregon angazhimin tonë për të ardhmen e rajonit, ndërsa përcakton pritje të qarta. Për Serbinë dhe Kosovën, kjo do të thotë angazhim konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, theksoi ai.
Sipas tij dialogu është pikërisht hapësira në të cilën Kosova dhe Serbia mund t’i adresojnë mosmarrëveshjet me qetësi dhe konstruktivitet.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë