“Sot është një ditë e madhe për paqen” – Franca pritet të njohë Palestinën

22 Shtator 2025 | 14:42

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, tha se sot është “një ditë e madhe për paqen”, ndërsa vendi i tij përgatitet të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës më vonë këtë pasdite.

Ky veprim është një “fitore e madhe diplomatike për Francën”, i tha ai transmetuesit francez TF1.

“Vendimi që presidenti do t’ia paraqesë këtë pasdite Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është një vendim simbolik, i menjëhershëm dhe politik, i cili tregon angazhimin e Francës ndaj zgjidhjes me dy shtete”, shtoi ai, shkruan BBC.

I pyetur nëse vendimi përbënte rrezik për Izraelin, ai tha: “Kjo është një kontradiktë absolute, pasi njohja e Palestinës është një mohim kategorik i Hamasit dhe e izolon atë përgjithmonë. Dhe i justifikon ata midis palestinezëve që kanë zgjedhur të heqin dorë nga dhuna dhe terrorizmi”.

Nga ana e tij presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se “njohja e shtetit palestinez sot është e vetmja mënyrë për të ofruar një zgjidhje politike për një situatë që duhet të ndalet”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978

Ministria e jashtme e Nikaraguasëka njoftuar këtë të enjte ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Italinë për shkak të vrasjes në vitin 1978 të një ish-kryeministri...
20:12 | 16/07/2026

43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg

32 persona, përfshirë ish-drejtorin ekzekutiv të operatorit të autostradave të Italisë, janë dënuar për shembjen e një ure në Gjenova në vitin 2018, në të...
18:50 | 16/07/2026

“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët

Qeveria britanike i kërkoi të enjten FIFA-s të hetojë ekipin e Argjentinës pasi lojtarët që festuan fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës me një banderolë që pretendonte...
18:15 | 16/07/2026