Sot Gjykata Tiranës pritet të japë masat e sigurisë për 40 protestues

14 Dhjetor 2020 | 09:38

Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës pritet të jepet masa e sigurisë për 40 protestues të ndaluar gjatë protestave të fundit në kryeqytet.

Ndërkohë Gjykata e Tiranës është “blinduar” nga forcat e policisë. Pranë këtij institucioni ndodhen me dhjetëra efektivë policie.

Një ditë më parë Gjykata e Tiranës la në burg tre prej të arrestuarve gjatë protestës së të enjtes.

Ndërsa, pesë të tjerë janë lënë në arrest shtëpi dhe nëntë në detyrim paraqitje. Nga 9 të liruarit tre janë të mitur.

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie është pasur me protesta në qytete të ndryshme të vendit.

Protesta e fundit në kryqytet u zhvillua ditën e djeshme, ku policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve. 
Sakaq, ditën e sotme pritet të zhvillohet një tjetër protestë. 
 
Lexoni gjithashtu:

Dita e 5-të e protestës, policia shpërndan me gaz lotsjellës të rinjtë

Protestat për Klodian Rashën, Belind Këlliçi: Të rinjtë po provokohen nga persona të infiltruar nga PS-ja

 
 

 
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026