Sot gjyqi “Partizani”, mes dëshmitarëve ish-ministri Ylli Pango
22 Qershor 2026 |
10:27
Ish-ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ylli Pango është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK ku do të dëshmojë lidhur me procesin ‘Partizani’. Ai është thirrur nga SPAK për të dëshmuar.
Seanca pritet të fokusohet në dëshmitë e personave që kanë pasur role institucionale në periudhën kur janë ndërmarrë procedurat që lidhen me çështjen e kompleksit sportiv “Partizani”. Procesi vijon në kuadër të shqyrtimit gjyqësor të një prej dosjeve më të debatuara të viteve të fundit në vend.
Ish-kryeministri dhe kreu i PD, Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.
Lajme të Sugjeruara
Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar
Një prej nismëtarëve të protestës qytetare, Arben Kola, ka bërë deklarata të forta në prag të nisjes së tubimit, duke ngritur shqetësime për praninë e...
Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona
Policia e Tiranës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 9 personave, të cilët sipas autoriteteve kanë vijuar qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e...
- 10:21 E djathta rikthehet në Kolumbi, politikani i mbështetur nga Trump shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale
- 10:20 Ministri gjerman i Mbrojtjes fajëson presidentin Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit
- 10:15 Delegacioni iranian largohet nga Zvicra pas bisedimeve me SHBA-në
- 10:10 Ngjashmëria me Lamine Yamal, vogëlushi në Atlanta bëhet viral në rrjetet sociale (VIDEO)
- 09:57 Mbërriti në Miami pasi mori vizën, portieri i Kepit të Gjelbër në lot gjatë takimit me nënën e tij (VIDEO)
- 09:55 Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy vajza nga Kosova