Të gjitha dilemat mbi sezonin e ri të Champions League, shortin, formatin, ekipet pjesëmarrëse dhe gjithçka tjetër do të shuhen këtë të enjte, pasi në orën 18, ekipet do të njohin kundërshtarët e tyre.
Monaco është vendi që do të mirëpresë shortin, ku ndryshe nga vitet e tjera, formati është tjetër. Numri i ekipeve pjesëmarrëse në krahasim me edicionet parardhëse është rritur, nga 32 në 36 skuadra, konkretisht numrin më të lartë e kanë Italia e Gjermania me nga 5, Anglia, Spanjë, Francë me 4, Austri, Holandë, Portugali 2, dhe Belgjikë, Kroaci, Ceki, Skoci, Serbi, Sllovaki, Zvicër e Ukrainë që marrin pjesë me vetëm 1 ekip.
4 vazo me 9 ekipe secila, ndërsa cdo skuadër zhvillon 8 ndeshje, me nga 2 kundërshtarë për secilën vazo, e duke shmangur ato nga i njëjti kampionat, në përfundim do të shihen pikët e grumbulluara. Ndryshe nga më herët, të 36 ekipet do të renditen në një tabelë të vetem, ku grumbullimi i pikëve do të vendosë cila vijon më tej. Nga vendi i parë në vendin e tetë kalojnë në 1/16, nga vendi i 9-të te 24 do të përballen me njëra-tjetrën, ku 8 fituesit vijojnë më tej në Champions, ndërsa 8 të tjerat shkojnë në Europa League. Ekipet që renditen në grupe nga vendi i 25-36 eliminohen automatikisht.
Më tej faza me eliminim qëndron njësoj, ndërsa fitimet për ekipet dhe numri i ndeshjeve është rritur, ku në total janë 189 të tilla. Finalja e madhe luhet më 31 maj në Mynih, ndërsa pasditen e kësaj të enjteje gjithcka do të jetë edhe më e qartë kur ekipet të njohin kundërshtarët.