Sot ndeshja Kosovë-Turqi, Lorik Cana zbërthen ekipin e Dardanëve

31 Mars 2026 | 11:03

Në një lidhje live për Euronews Albania, ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, foli mbi ndeshjen Kosovë-Turqi, e cila do të zhvillohet këtë të martë në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.

Sipas Canës, ekipi i Turqisë mbetet një ekip favorit, por pas ndeshjes Kosovë-Zvicër, ekipi i Kosovës ka pësuar një ndryshim të madh, si nga ana teknike, ashtu edhe nga ana e vetëbesimit në fushë.

Sakaq, ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë e cilësoi këtë ditë si një nga ditët më të rëndësishme pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Pas shpalljes së pavarësisë mund të jetë një nga ngjarjet më të afirmimit të shtetit të Kosovës dhe të vlerave që ka rinia aty tek ne. Turqia mbetet favoritja e madhe, ajo është e sigurt dhe e mirë nga ana teknike.

Një vend që mbetet favorit i madh, por fokusi i ekipit të Kosovës pas ndeshjes së Zvicrës ka ndryshuar diçka. Ekipi i Kosovës ka ndryshuar jo vetëm mënyrë taktike, një dorë dhe një meritë të jashtëzakonshme edhe për trajnerin, por ka ndodhur diçka brenda ekipit, ku kanë gjetur një forcë, vetëbesim dhe një shpirt luftarak, dhe prej aty ka pasur një lloj ndryshimi brenda ekipit të Kosovës.

Kanë bërë një fazë kualifikuese me Slloveninë dhe Suedinë dhe duke eliminuar një skuadër si Sllovakia, që mbetet një skuadër e mirë. Tani mbetet shkalla e fundit dhe sfida më e madhe dhe më e vështirë është shkalla e fundit.

Ajo që i bën të luajnë mirë është të kuptojnë se çfarë fati dhe përgjegjësie kanë të përfaqësojnë vendin e vet, është një mundësi e jashtëzakonshme. Pjesa e profesionalizmit mbetet kryesore për arritje, për të qenë sa më të përgatitur, por emocionalisht, atë që skuadra arriti është të bëhet një dhe të mbledhë të gjithë ndjenjën e përbashkët, por jo vetëm për ta. Sepse kur përfaqëson vendin tënd, nuk është diçka që krahasohet me klubet, dhe besoj se këta djem kanë bërë diçka të jashtëzakonshme me punën e tyre dhe të trajnerit. Por merita kryesore është e atyre që luajnë në fushën e gjelbërt”, u shpreh Cana.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026