Sot seanca paraprake, Kryemadhi dhe avokati i Metës paraqiten në SPAK

29 Janar 2026 | 10:19

Ka nisur këtë të enjte seanca e radhës paraprake në ngarkim të ish presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit, ku Prokuroria e Posaçme do të vijojë leximin e kërkesës për dërgimin e çështjes për gjykim. Burime bëjnë me dije se organi i akuzës ka edhe rreth 200 faqe për të lexuar, pasi mbrojtësit ligjorë kanë kërkuar të lexohet e gjithë kërkesa.

Ndërkohë, nesër në gjykatën e Apelit të Posaçëm do të shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës për revokim ose zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg” caktuar ndaj tij në 21 tetor 2024.

Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Ndërkohë, Ilir Meta është nën akuzë nga SPAK për korrupsion në tre raste të ndryshme. Ish-presidenti akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026