Spahiu: Ata që kërcënojnë Altin Dumanin, kanë probleme me SHBA

31 Gusht 2023 | 15:46

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me lajmin e rritjes së masave të sigurisë për kreun e SPAK.

Spahiu theksoi se lajmi nuk ishte i vërtetë, pasi kreu i SPAK i disponon masat e sigurisë që prej ditës së parë që ai ka marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas Spahiut ata të cilët përhapën lajmin përmes mediave se Dumani është kërcënuar, janë ata të cilët donin t’i dërgonin një mesazh kërcënimi kreut të SPAK.

Juristi la të kuptohet se personat që po mundohen të kërcënojnë Dumanin, janë persona të cilët kanë problem me SHBA-të.

Kjo situatë që është publikuar dje, nuk ka ndodhur as dje, as pardje, por pothuajse që në fillimet që ai ka marrë detyrën. Nuk është shtuar asnjë polic më shumë. Ajo që ka ndodhur dje është vetëm lajmi i bujshëm që Altin Dumani është kërcënuar. Unë mendoj se pas lajmit fshihet kërcënimi i vërtetë për Altin Dumaninin. Unë mendoj që ata që kanë përgatitur lajmin për masat e sigurisë nuk i kanë çuar dot një kërcënim të drejtëpërdrejtë kreut të SPAK, por ia kanë dërguar përmes mediave duke përhapur propagandën se Altin Dumani është nën kërcënim dhe nën masa të rrepta sigurie.

Nga SHBA i është kërkuar SPAK-ut që të procedojnë penalisht të gjithë ata persona që janë shpallur non-grata nga SHBA, por Britania e Madhe.

Kemi një rreth më të gjerë subjektesh politike që do të jenë në hetim. Se nga vjen ky kërcënim për kreun e SPAK në nuk di të them, por themelet e shtetit janë tronditur si kurrë më parë, asnjë prokurori nuk ka mundur të vendosë pas hekurave ministra dhe deputetë të maxhorancës në pushtet.

Dora e SPAK mund të shtrihet shumë më lartë dhe unë besoj se me ardhjen e ambasadorit të SHBA, do të ketë një politikë më të ashpër të Prokurorisë së Posaçme mbi subjektet e politikës”, tha Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026