Spahiu: Dështimi fatal i Berishës në Tiranë forcoi politikisht Erion Veliajn
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se rezultati i zgjedhjeve ishte tragjik për opozitën dhe ky nuk është një lajm i gëzueshëm, por është realitet.
Sipas tij, me humbjen e thellë në Tiranë ku diferenca mes Veliaj dhe Këlliçit ishte 60 mijë vota, Sali Berisha e ka forcuar shumë politikisht Erion Veliajn.
“Mos harroni që në Tiranë diferenca ishte 60 mijë vota, që është sa një qytet, një diferencë e jashtëzakonshe. Mendoj se Berisha ka bërë nderin e jetës Veliajt. Me këtë humbje fatale, përfundimisht e ka forcuar Veliaj si asnjëherë. Dështimi dhe organizimi i keq në Tiranë nga opozita edhe pse kishte një kryetar bashkie 8 vjet në drejtim, të konsumuar. Çuditërisht Berisha e forcoi më shumë se fitoi më thellë se në zgjedhjet e tjera. Berisha i ka bëtë një nder Veliaj dhe Ramës”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- A do të dorëhiqet pas humbjes në zgjedhjet lokale? Berisha: Do respektohet statuti
- Berisha: Bandat erdhën nga Dubai, diktuan votën. U pagua deri në 600 € për 1 votë
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë