Spahiu: Disa shqiptarë duan Palestinën më shumë se Kosovë-Çamëri
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në një intervistë për Euroneës Albania ndjeshmërinë e popullit të Kosovës për Palestinën edhe pse Palestina nuk e njeh Kosovën.
Sipas tij kjo ka dy arsye.
“Unë personalisht i përkas besimit mysliman, unë jam mysliman sepse konsideroj që Islami është një doktrinë perfektë, por jo të gjithë myslimanët janë perfekt, ashtu siç jo të gjithë ortodoksët apo katolikët janë perfektë. Perfekt është vetëm Krijuesi, ne qeniet njerëzore jemi të gjithë të gabueshëm dhe unë mendoj që dy janë shkaqet në Shqipëri dhe Kosovë që Hamasi ka mbështetje. E para gjen terren në krahun fetar, pra një pjesë e myslimanëve radikalë e mbështesin Hamasin duke menduar se mbështesin luftën e shenjtë dhe kjo i përfaqëson ata në përplasjen e palestinezëve me Izraelin. Arsyeja e dytë se përse mbështesin Hamasin një pjesë në Shqipëri apo në Kosovë janë pothuajse të gjitha ato bërthama apo individë të cilët kanë një ndjenjë anti-amerikane. Anti-amerikanët kryesisht, në Shqipëri dhe në Kosovë, janë kundër Izraelit dhe janë jo vetëm pro Palestinës, sepse dhe unë vetë personalisht të them të drejtën jam pro krijimit të shtetit të Palestinës, por jam kundër Hamasit sepse Hamasi është realisht është duke u përdorur për të shkatërruar kauzën e Palestinës.
Myslimanë janë edhe në Preshevë, Çamëri, Tetovë, Ulqin. Të gjitha këto janë territore të zaptuara. Pse kanë këtë ndjeshmëri dhe shkruajnë statuse për çlirimin e Palestinës dhe për fitoren e Hamasit dhe janë të gatshëm të solidarizohen me konfliktin në Palestinë dhe nuk janë të gatshëm për çlirimin e Preshevës? Myslimanë janë dhe preshevarët, edhe çamët, edhe ulqinakët,” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 15:54 Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
- 15:50 KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet
- 15:39 Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
- 15:16 Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim të akuzuarit
- 15:04 Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër
- 14:51 12 efektivë të dëmtuar gjatë protestës para Parlamentit, policia zbardh EMRAT