Spahiu: Enver Hoxha ndërtoi më shumë spitale publike se Rama dhe Berisha
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se shëndetësia nuk ka qenë prioritet i asnjë qeverie në 30 vitet e fundit.
Spahiu u shpreh se dy dështimet më të mëdha të sistemit kapitalist në Shqipëri janë policia dhe shëndetësia.
Sipas tij, Enver Hoxha ndërtoi më shumë spitale publike se Rama dhe Berisha.
“Ende sot një pjesë e mirë e spitaleve publike janë ndërtuar në kohën Enver Hoxhës. Pra Enver Hoxha ndërtoi më shumë spitale publike se Berisha, Rama dhe Meta së bashku. Duhet të ketë një analizë më të thellë, ne kemi dështuar në sistem. Ne si vend kemi dështuar totalisht në reformën në sistemin e shëndetësisë. Nuk kemi arritur t’i përqasim sistemit të ri demokratik sistemin e shëndetësisë. Këtu sistemi politik ka dashur ta tërheqë zvarrë duke bërë një miksim të çuditshëm gjysmë komunist gjysmë kapitalist, duke krijuar një paçavure”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë