Spahiu godet Kurtin: Ke projekt anti-shqiptar, po bën autonomi të serbëve në Kosovë

7 Shkurt 2023 | 21:55

Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka një projekt antishqiptar që nënkupton autonomi të serbëve në Kosovë.

Sipas Spahiut, Kurti ishte para tre alternativave: ta firmoste, të jepte dorëheqjen që t’i qëndronte besnik kauzës së Vetëvendosjes, e treta të gënjente pak ndërkombëtarët për të fituar kohë dhe zgjodhi të tretën duke i çuar ndërkombëtarë në një simpati ndaj serbëve.

“Dashuria për pushtetin e bëri Kurtin të thotë po ndaj planit franko-gjerman jo dashuria për shtetin. Nuk është një projekt i njëanshëm aq pro shqiptar. Projekti për asociacionin e komunave serbe është një lloj autonomie e pjesshme për serbët, që është një lloj gozhde për pasigurinë  e stabilitet në të ardhmen”, tha Spahiu.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026