Si mund të fitojnë Kosova dhe Serbia nga asociacioni? Analisti tregon skenarin
Analisti Artan Muhaxhiri thotë me marrëveshjen përfundimtare, pritet që nga formimi i asociacionit të fitojnë të dyja palët, si kosovare, por edhe ajo serbe.
Në një intervistë për Euronews Albania, Muhaxhiri u shpreh se Kosova do të fitojë nëse asociacioni do të bëhet pa kompetenca ekzekutive.
Ndërsa, sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do ta përdorë këtë për propagandë.
“Ideja e asociacionit është që në këtë ndarjen përfundimtare, historike e cila do të vijë si pasojë e marrëveshjes finale, të dyja palët të kenë një kartë në dorë për ta përdorur për elektoratet respektive. Pra, Kosova, nëse bëhet një asociacion pa kompetenca ekzekutive, atëherë të dyja palët do të jenë fituese.
Pala kosovare do të jetë fituese sepse nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, nuk do ta dëmtojë strukturëns htetërore, nuk do të ndërhyjë në nivelin e ekzekutivit. Me anën e asociacionit, do të jetë një nivel më i lartë i përfshirjes së serbëve në sistemin shtetëror dhe asnjë ndryshim në statutin e asosacionit, pa legjitimimin e Gjykatës Kushtetuese. Serbia do ta ketë një arsye për demagjogji, sepse do thotë që ne qëndruam ende në Kosovë, pra do shërbejë për propagandë dhe kjo do i shërbejë Vuçiçit”, theksoi ai.
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë