Spahiu: Ky është pazari i Ramës për mandatin e katërt dhe garancia për Berishën

13 Shkurt 2023 | 22:49

Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se Edi Rama do të marrë një mandat të katërt qeverisës falë marrëveshjes që sipas tij ka me Sali Berishën.

Spahiu u shpreh se në Shqipëri nuk ekziston më pluralizmi politik, pasi politikanët kryesore i kanë kthyer në koncesion me njëri-tjetrin.

“Pas Gërdecit kur kishte mundësi për revolucion Rama dhe Berisha bënë marrëveshjen politike, edhe në 2017 opozita bllokoi 3 muaj bulevardin prapë u ulën në marrëveshje. Koncepti i revolucionit është kthyer në koncesion.  E gjitha është një lojë mes të dyve për të justifikuar pazarin; Rama shtrëngon me dosjet, me SPAK që të minimizojë Berishë të luftojë vetëm për fatin e vet. Rama do një mandat të katërt, duke i siguruar Berishës kreun e opozitës, as familja as bizneset s’do i preken dhe ai do jetë i kënaqur. Do kemi zgjedhje në tavolinë”, tha Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026