Spahiu: Ligji për hapjen e dosjeve, plan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se ligji për hapjen e dosjeve, është një plan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të çmontuar establishmentin politik në vend.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se nuk kishte asnjë shans, që ligji të kalonte me 94 vota në Kuvend, po të mos ishte për SHBA-të.
Sipas tij, ligji është bërë edhe për politikanë të tjerë dhe shtoi se nuk ishte e nevojshme vetëm për Ilir Metën, teksa e cilësoi kreun e Partisë së Lirisë, një person të djegur politikisht.
“Unë kam bindjen që ky ligj nuk është bërë vetëm për një person. Për ata të cilët mendojnë ndryshe, do t’i thoja që, nëse do ta kishin nevojë për ta përdorur vetëm për Ilir Metën, do ta përdornin kur ai ishte i fuqishëm. Në momentin që ai nuk ka as karrige, as kolltuk, as pushtet, mendoj që ai është një njeri i djegur politikisht, mendoj që do të shoqërohet, do jetë një goditje më e rëndë politike.
Nuk është një ide thjesht e socialistëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një plan, B,C për çmontimin e establishmentit politik. Nëse dikush mendon se nuk i funksionoi me listën e zezë të shpalljes ‘non grata’, apo me disa izolime të tjera diplomatike, duhet të dini që SHBA-të në këtë luftë të ftohtë, politike dhe diplomatike, kanë disa plane të tjera. Absolutisht, nuk ka pasur shans që dje të bëheshin 94 vota”, theksoi ai.
94 deputetë votuan dje pro ligjit për hapjen e dosjeve.
Nga 140 deputetë në sallë, vetëm 95 morën pjesë në votim, ku një abstenoi. 45 të tjerë refuzuan të votonin.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi prej 4 mln eurosh për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 13:23 Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit