Spahiu për Belerin: Qeveria shkarkoi edhe 2 kryetar shqiptarë bashkish
Juristi Kreshnik Spahiu argumentoi në një intervistë për Euronews Albania se nuk duhet që qeveria shqiptare të cilësohet si diskriminuese në rastin e Fredi Belerit sepse nuk ka kursyer as të vetët.
Ai kujtoi shkarkimin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit pas video-skandalit erotik dhe shkarkimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla pas aferës me tenderat.
“Kemi 3 kryetar bashkish për të cilët është mbajtur një praktikë, njëri pretendon që është me kombësi greke dhe përfaqëson Partinë e të Drejtave të Njeriut, ndërsa dy të tjerët përfaqësojnë partinë në pushtet, Partinë Socialiste. Tani, çfarë mund t’i kërkosh qeverisë së socialistëve në Shqipëri, kur dy kryetarët e vet i ka shkarkuar pa një vendim të formës së prerë të gjykatës? Pra, kjo qeveri, të cilën Athina e akuzon për diskriminim dhe për racizëm, apo për shkelje të të drejtave etnike të minoritetit grek ka mbajtur të njëjtin precedent,” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Deputeti grek flet pas takimit me Belerin: Pse nuk lejohet betimi si kryebashkiak
- Deputeti grek Syrigos viziton Fredi Belerin, takimi në ambientet e paraburgimit
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë