Spahiu: Pritet që Berisha të protestojë në Himarë për lirimin e aleatit
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se pritet që Berisha të protestojë për lirimin e Fredi Belerit duke qenë se bashkë me Metën e mbështetën në kandidaturën për kryebashkiak të Himarës.
Sidoqoftë, sipas tij, duket sikur koalicioni Bashkë Fitojmë po luan me dy porta dhe pavarësisht mbështetjes fillestare, nuk beson se do të marrin pjesë në protestë.
“Të hënën do të zhvillohet protesta. Kam besim që pavarësisht nga ata që do të marrin pjesë, nuk e di nëse do të marrë pjesë koalicioni Berisha-Meta apo do e lënë vetëm aleatin e tyre Belerin, normalisht duhet të merrnin pjesë se e kanë aleat dhe nuk mund ta lënë vetëm, ndonëse që nga 14 maji janë strukur në plazh dhe nuk kanë dalë në asnjë protestë të mundshme. Ndonëse Himara është pranë bregdetit dhe mund t’i zhvillonin të dyja, edhe plazhin, edhe protestën, nuk besoj që do të marrin pjesë sepse duket që luajnë me dy porta. Nga një anë e mbështesin Belerin sepse e vunë kandidat, nga ana tjetër nuk duan të marrin kosto politike të elektoratit të tyre duke bërë sikur nuk e mbështesin maksimalisht. Uroj që protesta të jetë normale dhe kam besim që mund të jetë normale, pavarësisht ndonjë mesazhi në fjalimet e pjesëmarrësve dhe shpresoj të mos ketë incidente,” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Komisioni i Rithemelimit i kërkon ILD shkarkimin e gjyqtares Blerina Muça
- Deputeti grek flet pas takimit me Belerin: Pse nuk lejohet betimi si kryebashkiak
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset