Spaho: Basha të mos provokojë destabilizim me mbështjen e Ramës
Deputeti demokrat Edmond Spaho tha se në zyrat e Partisë Demokratike nuk hyn dot, sepse ka hekura në dritare dhe dyer të mbyllura.
Ai e quajti “blindimin” e PD-së veprim të njerëzve që janë në “dëshpërim maksimal dhe nuk dinë se çfarë bëjnë”.
“Më duket veprim i jashtëzakonisht i turpshëm, i rëndë. Të shkosh në PD…ne jemi deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Unë nuk di që jemi përjashtuar. Nuk kanë as kurajon të thonë se po e blindojmë selinë sepse nuk duam ta lëshojmë dhe nxjerrin gënjeshtra sikur po bëjnë punime në seli. Është kthyer në bunker, sa kohë ka qenë shtëpia e gjithë demokratëve”, tha Spaho.
Gjatë emisionit “Now” me Erla Mëhillin, ai tha se “blindimi” i PD-së i duket veprim i njerëzve që janë në “dëshpërim maksimal”.
Ai tha se partia është është bashkim vullnetar i njerëzve rreth disa ideve të caktuara.
“Ajo nuk është pronë e Lulzim Bashës, është pronë e anëtarëve të Partisë Demorkatike”, u shpreh Spaho.
Sot ishte afati i fundit qe Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit të PD-së i kërkoi Lulzim Bashës të lirojë zyrën, me pretendimin se Kuvendi i mbajtur me 11 dhjetor e ka shkarkuar atë.
Tensioni mes palëve nisi një ditë më parë me akuzat që erdhën nga mbështetësit e Berishës se po vendosen dyer të blinduara në PD.
Por, Partia Demokratike deklaroi se bëhet fjalë për disa “punime mirëmbajtjeje të selisë këtë fillimviti në valën e riorganizimit të strukturave qendrore të partisë”.
Ish-zv.kryetari i PD, Edmond Spaho duke folur për debatin se kush gëzon mbështetjen e shumicës së anëtarëve parisë Berisha po Basha, tha se në Kuvendin Kombëtar të mbajtur nga Basha janë lexuar “listë me emra të vdekurish”.
Spaho tha se nëse Basha dhe Rama do të provokojnë dhe nuk do të lejojnë ndryshimet në PD. Ai akuzoi se “të njëjtët persona që përfaqësonin kompaninë do të ndërtojnë Portin e Durrësit, përfaqësojnë dhe një kompani” afër Bashës.
Deputeti i PD tha se Basha vazhdon të hiqet si kryetar i PD, por prej datës 8 janar kjo histori do të mbyllet dhe drejtimi i partisë do të jetë në dorë të Komisionit të Rithemelimit.
“Po provokoi Basha me mbështetjen e Ramës sepse edhe në protestën për Vuçiçin erdhën furgonët e policisë. Nëse ka futur njerëz të lidhur me krimin brenda, e këshilloj që të heqë dorë sepse destabilizimi do t’i çojë në kosh të historisë” përfundoi Spaho.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 09:41 Guterres: Inovacioni ka nevojë për parmakë mbrojtës. Nëse IA do të jetë e fuqishme, ajo duhet të qeveriset
- 09:32 Skandali ndërkombëtar, zbulohet nga Europol rrjeti i burrave që drogonin gratë e tyre e më pas i dhunonin
- 09:32 FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës
- 09:18 Real Madrid përforcon mbrojtjen, nënshkruan me Denzel Dumfries
- 09:12 Bonusi prej 2 miliardë dollarësh i Trump paralajmëron rritjen e mashtruesve politikë në të gjithë perëndimin
- 09:05 Ndeshja Angli-Meksikë, Trump i impresionuar nga kapiteni anglez: Kane është një lojtar i shkëlqyer