SPAK 500 mijë euro për përgjimet, lidhet kontrata 2-vjeçare
500 mijë euro do të harxhojë Prokuroria e Posaçme në dy vite për sistemin e mirëmbajtjes së përgjimeve.
Kontrata është për një periudhë 2-vjeçare.
Gjatë vitit 2021, SPAK për llogari të hetimeve të tij përgjoi rreth 1500 persona ndër ta zyrtarë, ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në krimin e organizuar.
Bisedat e kryera nga rreth 2000 numra telefoni kanë kaluar në filtrat e oficerëve përgjues.
Shumica e këtyre numrave, mbi 900 të tillë, janë vënë nën përgjim mbi dyshimet se bëhej fjalë për grupe të strukturuara kriminale.
850 të tjerë janë vënë nën përgjim pas dyshimeve për korrupsion.
Prokuroria e Posaçme sipas ligjit ka një zyrë të vetën përgjimesh duke u shkëputur nga ajo e prokurorisë së përgjithshme.
Kjo e fundit për tre vitet e ardhshme do harxhojë rreth 550 mijë euro për mirëmbajtje e sistemit të saj të përgjimeve. Rreth 3412 persona përgjoi kjo zyrë gjatë vitit 2021 në të gjithë vendit.
Kjo është zyra e vetme ku 22 prokuroritë e rretheve mund të kërkojnë përgjimin e personave që ata kanë nën hetim.
Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht
Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju
Me zhvendosjen e protestuesve shtohen forcat e policisë, ndërhyn FNSH, çahet kordoni i sigurisë
- 12:18 Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht
- 12:09 Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju
- 12:01 Shtëpia e Bardhë jep “dritën jeshile” për praninë e përhershme të trupave amerikane në Poloni
- 11:56 Me zhvendosjen e protestuesve shtohen forcat e policisë, ndërhyn FNSH, çahet kordoni i sigurisë
- 11:51 Përplasjet në protestën para Parlamentit, reagon Rama
- 11:48 Protesta zhvendoset drejt Ministrisë së Brendshme, përplasje të forta me policinë, bllokohet rruga