SPAK-BKH përplasje për buxhetin, Hajnaj kërkon zë më vete, Kraja: Jemi strukturë e përbashkët

10 Nëntor 2020 | 18:22

Buxheti për prokurorinë e posaçme duket se ka shkaktuar përplasje mes Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Drejtuesja e BKH-së, Aida Hajnaj ka kërkuar zë më vete për Byronë, ndërsa drejtuesi tjetër Arben Kraja, kërkon të përcaktohet sa do të jetë administrata e byrosë dhe SPAK.

Buxheti i SPAK për vitin 2021 është parashikuar 500 milionë lekë ose e thënë ndryshe rreth 4 milionë euro. Por gjatë diskutimeve në komisionin e ligjeve drejtuesja e Byrosë kërkoi që në këtë fond të përcaktohet  sipas ligjit, zëri buxhetor për BKH-në.

“Kërkoj që BKH-ja të jetë një program buxhetor më vete brenda buxhetit të SPAK-ut, pra të jenë dy programe buxhetore, programi buxhetor për Prokurorinë e Posaçme dhe program tjetër për Byronë e Hetimit, Byroja aktualisht nuk ka asnjë zë në projekt-buxhetin që ju ka ardhur,” – u shpreh drejtoresha e BKH-së, Hajnaj.

Por për kryetarin e komisionit të ligjeve Ulsi Manja, SPAK dhe BKH janë një institucion i vetëm.

“Një portë ka SPAK-u, porta e madhe quhet SPAK, pastaj brenda kur hyn atje ka dhoma, është BKH-ja, Prokuroria e Posaçme dhe shërbimi i policisë gjyqësore që funksionon si një entitet,” – tha deputeti Manja.

Ndërkohë kreu i SPAK-ut thotë se problem mbetet niveli i pagës për drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e BKH-së si dhe pjesa e administratës, të cilat në dispozitat ligjore janë të pa-përcaktuara.

“Në dispozitat ligjore të miratuara nga Kuvendi ka problematikë me administratën që punon pranë BKH-së, sepse ligji parashikon vetëm faktin që thuhet se BKH do ketë një administratë por nuk parashikon në asnjë pjesë të tij se çfarë statusi do të ketë administrata, kush do të punojë aty dhe çfarë kategorizimi të pagës do të ketë,” – tha Arben Kraja.

Në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” thuhet se BKH përbëhet nga drejtori, zëvendësdrejtori, hetuesit dhe punonjësit e administratës.

Nga ana tjetër ndonëse Aida Hajnaj është zgjedhur prej gati tre muajsh në krye të BKH-së, nuk dihet nëse ka dalë një urdhër i përbashkët për organizimin e brendshëm të Byrosë, që duhet të hartohet së bashku me drejtuesin e SPAK, Kraja.

Po ashtu nuk dihet nëse janë përcaktuar me short edhe dy prokurorët që së bashku me kreun e SPAK-ut do të mbikëqyrin drejtorin e BKH-së siç parashikohet në ligj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026