SPAK dërgon për gjykim gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka

19 Janar 2023 | 14:38

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka, avokatin Ilir Pashaj dhe disa të pandehurve të tjerë.

Kërkesa vjen disa ditë pasi SPAK-u përfundoi hetimet. Vyshka do të përballet me drejtësinë për akuzën, “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim.

Dyshohet se ajo ka negociuar me familjarë të një të arrestuari, Xhulio Musaj për t’i lehtësuar pozitën penale.

Sipas hetimeve të nisura në vitin 2021, gjyqtarja ka kërkuar fillimisht 2 milionë lekë, por më pas e ka rritur kërkesën në 4 milionë.

Të pandehurit e tjerë, Ilir Pashaj (avokat), Taulant Ramollari dhe Xhulio Musaj akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, ndërsa Andrea Tirana, për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimi i krimit”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026