SPAK dërgon për gjykim ‘të fortin’ e Myslym Shyrit
SPAK ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Gjergji Cukalit, i akuzuar për vrasje e mbetur në tentativë.
Sipas SPAK, Cukali akuzohet se ka dashur të vrasë Gjon Memën në shkurt të 2021.
Për ekzekutimin e tij, dyshohet se Cukali ka paguar dy kushërinjtë Ermond dhe Enver Jamaku.
Ata i vendosën lëndë plasëse poshtë makinës biznesmenit, Mema i cili nga shpërthimi mbeti i plagosur.
Cukali është një person i njohur për drjetësinë pasi është dënuar dhe akuzuar për disa krime.
Ai njihet ndryshe dhe si ‘i forti’ i rrugës Myslym Shyri.
Sipas hetimeve, Cukali kishte kontraktuar dy kushërinjtë kundrejt pagesës prej 40 mijë eurosh për vendosjen e tritolit në automjetin e Gjon Menës.
42-vjeçari Cukali në 2019 u arrestua si vrasës i ish-policit Arben Bilali, por u lirua nga Gjykata e Apelit me argumentin se kampioni i ADN-së nga ku u provua autorësia nuk ishte marrë konform procedurave.
Gjergj Cukali ishte një nga emrat që u skedua edhe nga OFL-ja, ndërsa në vitin 2016 u arrestua në Tiranë si pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës, por pas pak kohësh u lirua nga qelia.
Përveç dy kushërinjve në dosje janë përfshirë dhe 9 persona të tjerë si pjesë e grupit të strukturuar kriminal: Bledi Deda, Paris (Bledar) Prenga, Flor Abazi, Sokol Xhura, Akil Kulla, Algert Hysa, Arben Sufa, Bujar Jaupi dhe Petrit Shera.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë