SPAK e akuzoi për fshehje pasurie, shpallet i pafajshëm ish-gjyqtari i njohur

7 Korrik 2025 | 16:38

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur të pafajshëm ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohej për fshehje pasurie.

Selimi u hetua nga SPAK për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj vendosi:

  • Deklarimin e pafajshëm të Shkëlzen Selimit, pasi faktet penale të ngritura nga akuza nuk u provuan.
  • Shpenzimet procedurale dhe gjyqësore mbeten siç janë kryer.
  • Palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krim të Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.

Shkëlzen Selimi punoi për dy dekada në sistemin e drejtësisë, përpara se të shkarkohej në vitin 2018 nga vetingu për fshehjen e kontakteve me persona të përfshirë në krim të organizuar. Edhe bashkëshortja e tij, ish-gjyqtarja e Apelit Administrativ, Rilinda Selimi u sharkua nga Kolegji për shkak të kontakteve të papërshtatshme, ndërkohë që shumica e trupit gjykues nuk gjeti probleme shkarkuese për pasurinë.

Procedimi penal për Selimin dhe disa gjyqtarë të tjerë u regjistrua nga SPAK pesë vjet më parë për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”. Në prill 2021, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro preventive mbi pasuritë në zotërim të Selimit dhe familjarëve të tij; një pikë karburanti në lungomaren e Vlorës si dhe një truall me sipërfaqe 2400 m2 në Jonufër të Vlorës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026