SPAK jep pretencën për Alqi Bllakon, kërkon 5 vite burg për ish-deputetin

28 Shkurt 2025 | 13:36

SPAK ka dhënë këtë të premte pretencën për ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

Në përfundim SPAK kërkon shpalljen fajtor të Alqi Bllakos dhe të dënohet për korrupsion pasivë të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendor. SPAK kërkon për Alqi Bllakon dëmin me 5 vite burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

SPAK kishte përgatitur 52 faqe konkluzione përfundimtare për çështjen e Alqi Bllakos, i dyshuar për veprën penale “korrupsion pasivë”.

Vladimir Bezhani është punësuar fiktivisht dha ka përfituar 7 milion e 5 mijë lekë. Alqi Bllako dyshohet se ka përfituar 119 mijë euro për pajisje për gazimin e pijeve për kompaninë e babit të tij, nga kompania që ka fituar koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Bllako ka ndihmuar për të bërë gati studimin e fizibiliteti. Ka mbajtur lidhje me shtetasin Klodian Zoto. Vladimir Bazhani, është punësuar si këshilltar i jashtëm i Lefter Kokës nga Alqi Bllako. Bezhani ka ndihmuar pronarët defakto të kompanisë për ndërtimin e inceneratorit që në fazën fillestare deri sa është bërë propozimi i pa kërkuar. Ky propozim është përgatitur nga Bezhani.

Po ashtu ka pasur edhe nesër dokumetacionesh të tjera në shërbim të kompanisë që fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Po ashtu kanë përgatitur edhe dokumentacionin për dhënien e bonusit në masën 8% kësaj kompanie më qëllim që kjo e fundit të fitonte koncesionin. Në propozimin e pa kërkuar nuk ishin parashikuar kostot nga shoqëria propozuese. Bllako i ka dërguar një përgjigje këshillit të ministrave duke theksuar se ky propozim nuk do ti shkaktone asnjë dëm buxhetit të shtetit. Sipas SPAK provohet se Alqi Bllako ka marrë përfitim të parregullte në dy raste.

Seanca e radhës do të mbahet më 7 mars në orën 13:00 ku pritet të bëhet mbrojta e avokatëve të Bllakos e më pas të shpallet vendimi i GJKKO.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar nëse Bllako do shpallet fajtor, atij do ti ulet 1/3 e dënimit duke zbritur në 3 vite e 4 muaj burg.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026