SPAK kërkon 2.4 vite burg për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla
Ish-kryebashkuaku i Bulqizes Lefter Alla ka kërkuar nga Gjykata e Posacme që ta shpallë të pafajshëm. Në seancën e sotme Alla dhe avokatët mbrojtës paraqiten konkluzionet e mbrojtjes.
Alla tha në seancë “Jam i pafajshëm jam zgjedhur me 67 % te votave nga populli i Bulqizës. I kam shërbyer me ndershmëri dhe perkushtim. Kam hequr dorë nga biznesi. Nuk kam pasur përvoja të tjera në administratë. Lash biznesesim tim per ti shërbyer popullit. Kam marrë nga pjesa e familjes time per t’ia vënë në dispozicion popullit.”
Në fund të fjalës së tij ai iu drejtua gjykatës duke i thënë “Shiheni me kujdes këtë punë “Ndërsa prokuroren e akuzoi se nuk e ka marrë në pyetje.
Në përfundim ish-kruebashkiaku kërkoi pafajësi. Në të njëjtën linjë ishte edhe nënkryetarja Enkeleda Lleshi e cila tha se “nuk kam patur tagra me shumë se të lëshojë urdhëra si e deleguara e kryetarit. S’kam pas dijeni se kush është kompania që po kryente punimet ” sa i takon një përgjimi të prokurorisë me biznesmenin e përfshirë, ajo tha se kishte folur për shkak të detyrave të tjera
SPAK ka kërkuar për Lefter Allën 3 vite e 6 muaj burg me gjykim të shkurtuar 2 vite e 4 muaj dhe denim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
LEXONI GJITHASHTU:
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës