SPAK kërkon autorizim për ndryshimin e masës së sigurisë për Sali Berishën
SPAK ka kërkuar nga Kuvendi i Republikës autorizim për caktimin e një mase më të rëndë sigurie për Sali Berishën.
Euronews Albania mëson se SPAK në letrën drejtuar Kuvendit ka kërkuar leje për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” ose “Arrest shtëpie” për ish-kryeministrin.
Duke qenë se Sali Berisha gëzon mandatin e deputetit dhe ka imunitet SPAK i është drejtuar Kuvendit ashpërsimin e masës së sigurisë.
Ndryshimi i masës vjen pas refuzimit të ish-kryeministrit për të zbatuar vendimet e gjykatës.

Berisha dhe dhëndri i tij akuzohen nga SPAK në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Malltezi u arrestua në Rinas më 21 tetor me urdhër të SPAK. Mbi të rëndojnë akuzat për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”. Fillimisht ndaj tij gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, por më pas u ndryshua në “Arrest shtëpie”.
Për të njëjtën çështje GJKKO ka caktoi fillimisht masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe për Sali Berishën dhe sipërmarrësin Fatmir Bektashi, ortak i Malltezit dhe ndërtues i kompleksit të pallateve.
Ish-kryeministrit iu ndalua dalja jashtë shtetit dhe mbi të është ngritur akuza e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim.
Duke qenë se ai refuzoi vendimin e Shkallës së Parë për paraqitjen në shërbimin e provës në datat e caktuara gjatë muajit, SPAK i është drejtuar Kuvendit për shtrëngimin e masës së sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë