SPAK mbyll hetimet për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut

27 Janar 2022 | 14:03

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është drejt përfundimit të hetimeve për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

Këtë të enjte prokurori i çështjes ka komunikuar akuzat ndaj Lulzim Berishës, Indrit Rusit dhe Viktor Ymerit të cilët priten të merren të pandehur për dy vrasjet e bujshme të vitit 2005.

Ndaj tyre SPAK ka ngritur akuzat e “vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “grup i strukturuar kriminal”, si dhe të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Nesër pritet që akuzat për këto ngjarje t’i komunikohen edhe personave të tjerë të vënë nën hetim, Emiljano Shullazit e Indrit Taullaut. Pas komunikimit të akuzave, SPAK pritet të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me përfundimin e hetimeve mbi këtë çështje dhe dërgimin e saj për gjykim në Gjykatën e Posaçme.

Në 8 dhjetor të 2020 SPAK njoftoi zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të 2 ngjarjeve kriminale të regjistruara 15 vite më parë ku fillimisht do të ekzekutohej Klodian Saliu dhe më pas me eksploziv Vajdin Lamaj dhe miku i tij Artan Arsi.

Zbulimi i personave të përfshirë në këto dy ngjarje do të bëhej përmes një prej të akuzuarve, Luftar Reçit që zbuloi emrat e të implikuarve mes të cilëve: Lulzim Berisha, Emiljano Shullazi, Plaurent Dervishaj, Viktor Ymeri, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi.

Me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë Reçi, si i përfshirë në të dy ngjarjet, zbardhi dinamikën e vrasjeve që tronditën vendin në vitin 2005 si dhe implikimin ish-bandës së Durrësit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, tentoi të fuste drogë për një të paraburgosur

Një punonjës i Policisë së Burgjeve është kapur në flagrancë në IEVP Durrës, pasi dyshohet se tentoi t’i kalonte një të paraburgosuri lëndë narkotike. Sipas...
21:51 | 25/06/2026