SPAK mbylli hetimet, zgjidhet gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen “Partizani”
Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe shtetasen Andia Pustina, duke zbritur në GJKKO kërkesën e nisjes së gjykimit lidhur me dosjen “Partizani”.
Përfaqësuesit e akuzës Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai dorëzuan të martën e 15 tetorit materialin në gjykatë.
Kjo e fundit hodhi mëngjesin e së mërkurës shortin për të caktuar trupën gjykuese ku në listën e 10 gjyqtarëve nuk përfshihej emri i Irena Gjokës.
Shorti përcaktoi Flojera Davidhin si gjyqtare e seancës paraprake që do të gjykojë çështjen “Partizani”.
Gjyqtarja e Korçës do të jetë ajo që do të vlerësojë nëse dosja kalon ose jo për gjykim.
Kjo është hera e parë që një ish-kryeministër dërgohet për gjykim, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit pasiv.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit