Krijimi i partisë së re nga grupimi Alibeaj, reagon për herë të parë Berisha

12 Tetor 2024 | 13:31

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë në lidhje me krijimin e partisë së re “Djathtas 1912”, prezantuar nga ish-përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike që i përkasin grupimit të Enkelejd Alibeaj.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha i quajti themeluesit e kësaj partie si “biza antiopozitë të Ramës”, duke nënkuptuar se krijimi i kësaj partie është një lëvizje që synon të dëmtojë opozitën në favor të kryeministrit Edi Rama.

Në qëndrimin e tij, Berisha u shpreh i hapur për bashkëpunim me çdo forcë politike që ka si objektiv kryesor rrëzimin e kryeministrit Rama nga pushteti, përmes krijimit të një qeverie teknike dhe mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Së pari, për partitë si kjo e fundit që përmende ti, pozicioni im është i qartë,” tha Berisha. “Së dyti, për bizat antiopozitë të Edi Ramës që kanë dalë në skenë, pozicioni im mbetet i njëjtë. Partia Demokratike është e hapur për bashkëpunim dhe bashkim me çdo formacion politik që ka si qëllim largimin e Edi Ramës nga pushteti, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”

Berisha theksoi se vendimet për drejtimin e vendit duhet t’i takojnë vetëm shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira dhe jo individëve apo grupeve të veçanta. Ai kritikoi çdo përpjekje për të emëruar kryeministrin e Shqipërisë jashtë vullnetit të zgjedhësve, duke e quajtur një sjellje “fondamentaliste” dhe “talebanike”.

As Sali Berisha dhe as askush tjetër nuk mund të përcaktojë përveç shqiptarëve se kush do të udhëheqë vendin,” përfundoi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026