SPAK mega-operacion në Elbasan: Në pranga disa persona, përfshirë dhe 2 ish-gjyqtarë

25 Nëntor 2024 | 12:55

Një operacion i madh i drejtuar nga SPAK po zhvillohet aktualisht në qytetin e Elbasanit, ku deri tani bëhet me dije se janë ekzekutuar disa urdhra arresti. Sipas informacioneve paraprake, dy ish-gjyqtarë janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Euronews Albania mëson se ish-gjyqtarët e arrestuar janë Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu.

Fetahu, aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “Çopja”, ku ajo dyshohet për përfshirje në raste korrupsioni.

Në pranga raportohet se ka përfunduar dhe një avokate.

Kontrolle janë ushtruar dhe në disa biznese të personave të afërt me personat nën hetim

Operacioni është ende në vijim dhe nuk dihet ende numri i personave të arrestuar, apo çështja për të cilën ata kanë rënë në pranga.

Vijon…

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026