SPAK godet sërish vetingun, merret e pandehur anëtarja e KPK Etleda Çiftja

4 Qershor 2022 | 10:59

SPAK godet sërish brenda organeve të vettingut. Me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe deklarimit të rremë, Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja.

Pas anëtarëve të kolegjit të posaçëm të apelimit, Luan Daçi dhe Ardian Hajdari, ‘ofensiva’ e SPAK ka zbritur në shkallën e parë të vetingut.

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur anëtaren e Komisionit të pavarur të kualifikimit, Etleda Çiftja të cilën e akuzon për Deklarim të rremë dhe falsifikim dokumentesh.

Ndonëse lajmi konfirmohet zyrtarisht nga SPAK për Euronews Albania, aktualisht nuk bëhet me dije se si kanë nisur hetimet për anëtaren e KPK-së.

Sipas një burimi, SPAK është vënë në lëvizje si në dy rastet e para, pas kallëzimeve të mbërritura nga ish-gjyqtarë apo prokurorë të shkarkuar nga detyra.

Megjithëse u zgjodhën në vitin 2017 nga kuvendi, në një proces ku u kryen dhe verifikime dhe duhet të kalonin disa filtra, të vetuarit duket se po rezultojnë me probleme në të shkuarën e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në qytetin e Korçës. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen ndërsa siç shihet edhe nga pamjet...
15:54 | 02/07/2026

KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP këtë të enjte ka zhvilluar seancë plenare ku vendosi shpalljen e fillimit të procedurës administrative për përzgjedhjen e kandidatëve...
15:50 | 02/07/2026

Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dalë me një deklaratë këtë të enjte lidhur me tensionet e regjistruara  gjatë protestës së sotme të qytetarëve para Parlamentit....
15:39 | 02/07/2026