“SPAK nuk është Vatikani”, Rama: Me ç’të drejtë iu merren telefonat sipërmarrësve…

13 Shkurt 2025 | 09:24

Në komunikimin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama iu përgjigj komenteve lidhur me reagimin e tij pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Rama tha se nuk po ushtron asnjë presion apo trysni ndaj organeve të drejtësisë por po kërkon standarde.

Sipas Ramës SPAK duhet të përballet edhe me kritika, pasi nuk është Vatikani dhe nuk është i pagabueshëm.

“Antikorrupsioni kur del nga shinat bëhet edhe më i rrezikshëm se vetë korrupsioni. Si more merren sipërmarrësit e vihen në rresht si të jenë kriminelë. Iu merren telefonat e u mbahen peng. Çfarë standardi demokratik është aty. I sheh gjithçka në telefona, i lexon gjithçka, gjëra private, bën edhe shantazhe insinuata, merreni një herë të gjithë me mend të vijë dikush në rrugë t’ju marrë telefonin, kur hyn drejtësia duhet të hyjë në telefon vetëm për pjesën që po heton dhe telefoni duhet të kontrollohet në syrin tënd. SPAK nuk është Vatikani, edhe Vatikanin e kritikojnë, SPAK është një institucion i ri. E domosdoshme të dëgjojnë edhe kritika, kritika jo intimidim dhe sulme personale. Nëse Veliaj ka bërë korrupsion do të duhet të shkojë në atë vend ku duhet të shkojnë të gjithë ata që bëjnë korrupsion. Por korrupsion i provuar ama”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026