SPAK nuk guxon të konfiskojë inceneratorët, thotë Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se dosja e inceneratorëve tregon se qeveria e kryeministrit Edi Rama është e korruptuar.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha akuzoi Strukturën e Posaçme (SPAK) se nuk guxon t’i konfiskojë inceneratorët, të cilat sipas tij, janë vepra krimi.
“Dosja më e vërtetuar gjer sot, është dosja e inceneratorëve. Edi Rama është përgjegjës kryesor, çfarë ndodh sot? Zimbabve ka pasur të njëjtët skemë dhe të njëjtët personazhe. E ka anuluar dhe ka konfiskuar çdo gjë. Për herë të parë, prokuroria nuk guxon dhe bën siukur heton, nuk guxon të konfiskojë veprën e krimit.
Përkundrazi, për të treguar se me qëllimin e saj pasiv është bashkëautore në këtë vjedhje, përse nuk e bën këtë SPAK? Sepse ajo vepër krimi është e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Kur SPAK nuk e bën këtë, do ta bëjnë qytetarët”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
- Berisha: Mbështes Metën për referendumin, Kushtetuta e ka humbur funksionin
- A ka diskutuar me Metën për qeveri teknike në shtator? Përgjigjet Berisha
- Berisha akuza Ramës dhe Ballukut: Rruga Qukës-Qafë Plloç po kushton 225 mln euro
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit