SPAK refuzon t’i përgjigjet Bardhit për Ahmetajn: Sekret hetimor, s’japim të dhëna
11 Korrik 2023 |
18:40
Në kryesinë e Kuvendit është mbledhur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të vendosur nëse do t’i hapë rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj pas kërkesës së SPAK.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar SPAK disa pyetje lidhur me çështjen e Arben Ahmetaj, po prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë refuzuar të përgjigjen, duke argumentuar se nuk mund të japin të dhëna pasi është sekret hetimor.
Këto ishin 4 pyetjet e Gazment Bardhi që nuk morën përgjigje nga SPAK:
- Vila në Palasë a ka lidhje me aferën e Unazës së Madhe?
- Pse është ndare çështja? A është bërë veçimi i çështjeve që këta individë të mos hetohen si një grup i strukturuar kriminal?
- A po hetohet Erjon Veliaj për inceneratorin e Tiranës?
- A ka fuqi Arben Ahmetaj t’i bëjë këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës. A po hetohet Edi Rama?
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
- Këshilli i Mandateve mblidhet për Ahmetajn, Bardhi-kreut të SPAK: E dini ku ndodhet?
- Brenda mbledhjes me dyer të mbyllura për Ahmetajn, Salianji përplaset me Felajn
Lajme të Sugjeruara
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë