SPAK tha se është në procedim penal, GJKKO legjitimon Ndrecën avokat të Veliajt! Debatet në gjykatë
GJKKO ka shtyrë zhvillimin e seancës gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e cila ishte parashikuar të mbahej këtë të martë.
Vendimi për shtyrje erdhi për shkak se një nga të pandehurit në çështje, Meriman Palushi, nuk ishte i pajisur me përfaqësim ligjor në momentin e zhvillimit të seancës, duke pamundësuar vijimin normal të procesit.
Ndërkohë, trupa gjykuese vendosi të pranojë ish-deputetin e Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, si mbrojtës ligjor të Veliajt. Më herët, prokurori i posaçëm Altin Dumani kishte ngritur shqetësime lidhur me këtë përfaqësim, duke qenë se Ndreca ishte marrë në pyetje gjatë fazave të mëparshme të hetimit.
Nga ana tjetër, seanca është shoqëruar me debate mes prokurorit të SPAK, Altin Dumani, dhe avokatit Plarent Ndreca.
Altin Dumani: Ndalem te Erion Veliaj. Provohet se i pandehuri ka marrë dijeni rregullisht dhe ka shprehur vullnetin për të mos marrë pjesë, duke kërkuar të përfaqësohet nga avokati Ndreca dhe që në këtë fazë të procedohet pa pjesëmarrjen e tij. Lidhur me avokatin, ai është pyetur gjatë fazës së hetimit paraprak në këtë procedim dhe jemi në shkelje të ligjit për sa i përket papajtueshmërisë, për aq kohë sa është pyetur si person që ka dijeni.
Altin Dumani: Meriman Palushi mbetet pa mbrojtës, pasi avokatja ka hequr dorë. Tashmë jemi në kushtet kur ai mbetet pa mbrojtje. Të caktohet një avokat kryesisht për të pandehurin Palushi. Për Ina Goxhaj, është marrë dijeni rregullisht.
Plarent Ndreca: Kam një kërkesë si detyrim ligjor. Në vlerësim të ligjit, nuk jemi në kushtet e papajtueshmërisë. Nuk përbëjnë provë të dhënat e hetimit paraprak. Unë jam pyetur për njohjet me Veliajn dhe Xoxën, si dhe për kompani, nëse kam njohje, por nuk rezulton. Jam pyetur për një foto që është gjetur në zyrat e Xoxës, por unë nuk kam pasur lidhje. Thëniet që unë kam bërë nuk kanë lidhje me këtë proces dhe nuk cenojnë interesin e gjykimit. Nuk jemi në kushte papajtueshmërie.
Altin Dumani: Është vlerësimi juaj nëse e legjitimoni. Për ne nuk ka ndonjë pengesë, por duhet parë ligji, që të shmanget mundësia e një pavlefshmërie apo dështimi të arsyeshëm. Kaq kishim këtë merak.
Ndreca: Kështu e komentova si një merak. Por e sqarova dhe thëniet e mia nuk kanë asnjë interes të ndërsjellë.
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret