SPAK tregon pse hetohet Ilir Meta
Prokuroria e Posaçme, SPAK ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta.
Përmes një njoftimi për mediat SPAK sqaron se ka kërkuar nga KQZ një kopje të formularit të vetëdeklarimit për Ilir Metën ‘si pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri’.
“Nisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që spak i ka drejtuar KQZ, sqarojmë se ajo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri. Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë. Hetimet vazhdojnë”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Në qershor të këtij viti, ish-deputeti Halit Valteri ka depozituar në SPAK një kallëzim penal për ish-presidentin Ilir Meta, ish-kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin dhe Vangjel Tavon.
Ai i akuzon ata për korrupsion aktiv dhe pasiv në sektorin privat, për fshehje të pasurisë, mospagim të taksave dhe tatimeve dhe shpërdorim detyre.
Valteri thekson se disponon të dhëna që ngrenë dyshime për konsumimin e këtyre veprave penale.
“Sot që flasim gazetat austriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro që janë derdhur në shërbim të LSI-së. Këta persona akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion. Meta, Kryemadhi e të tjerë do të përballen me fakte konkrete, paratë e fituara nga korrupsioni qeverisjes së LSI-së. Institucionet shtetërore flenë gjumë përpara fakteve që bërtasin me të madhe. Paratë janë derdhur nëpërmjet bankave, por janë përdorur kompanitë offshore në Qipro, pasi lehtësisht e kanë me ligj që mund të mos i deklarojnë paratë”, tha ish-deputeti në qershor pasi depozitoi padinë në SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij