SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit: Hakmarrja mes dy fiseve që shkaktoi 4 viktima

26 Shtator 2025 | 10:37

Prokuroria e Posaçme ka mundur të zbardhë vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020. Fillimisht i riu u raportua i zhdukur, ndërkohë që pas tre vitesh eshtrat e tij u gjetën nga banorët e fshatit Shpërdhet në Kurbin. Hetimet provuan se i riu ishte marrë peng dhe ishte ekzekutuar.

Përgjimet e Sky Ecc të zbërthyera nga SPAK zbuluan se Lleshi ishte vrarë me porosi të biznesmenit Aurel Hoxha, pronar i lokalit “Monopol” në Tiranë.

Motivet e krimit lidhen për hakmarrje.

Zanafilla e gjakmarrjes

Saga e përgjakshme mes dy fiseve, Lleshi dhe Hoxha, ka nisur më 10 prill 2012 në Angli. Atë ditë, Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën dhe dogji trupin e tij brenda në makinë. Për këtë krim, ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe u izolua në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Ky akt ndezi një zinxhir vrasjesh hakmarrjeje që do të zgjaste për më shumë se një dekadë.

Viktimat e para:

2013 – U vra Xhavit Lleshi, babai i Klevisit.

2016 – Në Burrel u ekzekutua Hajredin Lleshi, xhaxhai i Klevisit.

Ndërkohë që në 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz, ku është parë për herë të fundit dhe u zhduk.

Vrasja e Klevis Lleshit

Në vitin 2020, Klevis Lleshi u zhduk pa lënë gjurmë. Për gati tre vite familja e tij nuk kishte asnjë lajm. Në 2023, banorët e Shpërdhetit gjetën mbetje kockore që ekspertiza i identifikoi si të tijat. Hetuesit arritën në përfundimin se vrasja ishte urdhëruar nga Aurel Hoxha, i cili kërkonte hak për vëllain e vrarë.

Hakmarrja që hyri në burg

Saga nuk përfundoi as aty. Në vitin 2023, shënjestër u bë vetë Arben Lleshi, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Hoxhës. Ai u ekzekutua brenda qelisë nga i dënuari tjetër Sokol Mjacaj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë një tjetër i burgosur, Indrit Shaqja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026

Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ishte e pranishme këtë të shtunë në protestën që po mbahet në ditën e saj të 28-të në Tiranë, ku gjatë...
22:27 | 27/06/2026

Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:45 | 27/06/2026