Vrasja e Klevis Lleshit, policia kontrolle në një lokal te “Myslym Shyri”
Forcat e policisë kanë ndërmarrë gjatë natës një aksion në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.
Ata kanë kryer kontrolle në lokalin “Monopol” në kryeqytet, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK lidhur me zbardhjen e rrëmbimit dhe vrasjes së të riut Klevis Lleshi në vitin 2020.
Nga burime brenda SPAK thuhet se pronari i lokalit Monopol, Aurel Hoxha, është porositësi i rrëmbimit dhe vrasjes së Klevis Lleshit.
Aurel Hoxha dyshohet se ka porositur rrëmbimin dhe vrasjen e të riut si hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij, Agim Hoxha, e ndodhur në Angli në vitin 2012.
Kujtojmë që SPAK ka rënë në gjurmët e autorëve gjatë hetimeve për një krim tjetër, konkretisht hetimi i lidhur me ngjarjen ku u vra në burgun e Peqinit Arben Lleshi, nga Sokol Mjacaj.
Klevis Lleshi, u zhduk pa gjurmë në vitin 2020, dhe trupi i tij u gjet pas më shumë se 2 vitesh në një fshat të Matit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla


