Si transkriptimet e SKY ECC zbardhën rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit në 2020

26 Shtator 2025 | 10:09

SPAK ka arritur të zbardhë rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 ndërsa ka lëshuar katër urdhër-arreste.

Në kuadër të operacionit për ekzekutimin e masave të sigurisë, Forcat operacionale dhe Forca Kombëtare e Sigurisë kanë ushtruar kontrolle në disa qytete të vendit, përfshirë edhe lokalin “Monopol” në zonën e Myslym Shyrit, në Tiranë.

Hetimet janë drejtuar nga prokurorët Altin Dumani dhe Behar Dibra, të cilët kanë siguruar prova dhe të dhëna të mjaftueshme që çuan në identifikimin e autorëve dhe urdhëruesit të dyshuar të krimit.

Sipas SPAK, porositës i rrëmbimit dhe vrasjes dyshohet të jetë shtetasi Aurel Hoxha, pronar i lokalit Monopol, ndaj të cilit është lëshuar masë sigurie, së bashku me tre persona të tjerë.

Aurel Hoxha dyshohet se ka porositur rrëmbimin dhe vrasjen e të riut si hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij, Agim Hoxha, e ndodhur në Angli në vitin 2012.

Klevis Lleshi rezulton të jetë viktimë e një konflikti të gjatë dhe të përgjakshëm mes dy familjeve, Hoxha dhe Lleshi, saga e të cilit ka nisur në vitin 2012 me vrasjen e Agim Hoxhës në Angli.

Deri më tani, përplasjet mes këtyre fiseve kanë lënë të paktën pesë viktima, përfshirë edhe Arben Lleshin, i vrarë brenda burgut të Peqinit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Janë vënë në pranga këtë të premte në Durrës dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim dhe tregtim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale,...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026