Trupi 3 muaj në morg, Prokuroria identifikon me prova shkencore Arben Lleshin

26 Prill 2024 | 11:12

Prokuroria e Elbasanit ka arritur shkencërisht të provojë se personi i vrarë më 15 dhjetor 2023 në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin është Arben Lleshi.

Teksa trupi i tij ndodhet ende në morg, Prokuroria dhe IML u detyruan të bëjnë akt-ekspertim për shkak të pretendimeve të familjarëve, që pasi nuk u paraqitën për disa muaj për të tërhequr trupin, thanë se nuk i përket Arben Lleshit. Verifikimi është bërë përmes gjurmëve të gishtërinjve, dhe pas kësaj Prokuroria e Elbasanit i ka nisur rezultatet IML-së që të njoftohen familjarët për konkluzionin shkencor.

Burime nga Mjekësia Ligjore konfirmojnë marrjen e konkluzioneve, janë njoftuar familjarët teksa do të pritet përgjigjja e tyre. Kujtojmë se 3 muaj pas vrasjes këta të fundit ngritën një pretendim të fortë, duke u shprehur se kanë dyshime nëse trupi që ndodhet në morg të jetë i tij. Në këto kushte, mes procedurave pa mbarim të kryera nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Prokuroria e Elbasanit, u vendos të bëhej një test AND-je.

Për këtë qëllim janë marrë analizat e motrës së viktimës dhe të këtij të fundit, për të dalë në një konkluzion. Edhe në këto rrethana që ndodhet çështja aktualisht, nëse familja mund të refuzojë sërish, varrimi do të kryhet nga Bashkia e Matit me autorizim të Prokurorisë së Elbasanit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026