Spanja do t’i propozojë Bashkimit Evropian heqjen përgjithmonë të ndërrimit të orës
Qeveria spanjolle ka njoftuar se do t’i propozojë Bashkimit Evropian anulimin e përhershëm të ndërrimit të orës dhe kalimin në orën dimërore, që do të ndodhë fundjavën e ardhshme, duke deklaruar se kjo është një “praktikë e vjetruar”, raportuan sot mediat spanjolle.
Siç u tha, ky ndryshim nuk kontribuon më në kursimin e energjisë dhe gjithashtu shkakton pasoja negative për shëndetin, raportoi TV Rtve.
Në një video të postuar në Platformën X, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tregoi se “ndryshimi i orës dy herë në vit nuk ka më kuptim”, kështu që Spanja do të propozojë heqjen e kësaj praktike.
“Në të gjitha sondazhet që kemi kryer, shumica e spanjollëve dhe evropianëve janë kundër lëvizjes së akrepave të orës. Për më tepër, shkenca na tregon se kjo nuk kursen më energji dhe se prish ritmin biologjik dy herë në vit”, shpjegoi Sanchez.
Ai gjithashtu kujtoi se gjashtë vjet më parë, BE-ja votoi për heqjen e ndërrimit të orës dy herë në vit në të gjitha shtetet anëtare dhe se atëherë u theksua se vendimi u mor pas konsultimeve publike në të cilat morën pjesë 4.6 milionë njerëz, 84 për qind e të cilëve votuan për heqjen e kësaj praktike.
Në vitin 2019, Parlamenti Evropian gjithashtu mbështeti një vendim të tillë, me 63 për qind të votave.
Megjithatë, vendimi përfundimtar për këtë çështje nuk u mor për shkak të mungesës së konsensusit midis shteteve anëtare, pasi miratimi i tij kërkon një shumicë të kualifikuar në Këshillin Evropian.
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
BE dhe Kina bien dakord, nisin bisedimet tremujore mbi deficitin tregtar prej 360 miliardë eurosh
Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht